Portieri i Minnesota United FC shënoi mbrëmë autogolin më të keq, më qesharakun, që kemi parë ndonjëherë! Pasi e zotëroi topin, Sammy Ndjock tentoi ta dërgonte me dorë, nga zona e tij drejt bashkëlojtarëve. Mirëpo, në nxitim e sipër, nën presionin e sulmuesit kundërshtar, “sfera” iu ngatërrua në dorë dhe ai e drejtoi për në portën e vet. Diçka e paparë ndonjëherë në fushat e blerta, ku momentet qesharake, që të mbeten gjatë në mendje, nuk mungojnë.
Në përgatitje për MLS (kampionatit amerikan), Minnesota United FC po luante një miqësore kundër Bournemouth dhe u mund 4-0. Në këtë disfatë u fiksua më shumë se gjithçka tjetër gafa e portierit Sammy Ndjock, ndërkohë që autogoli i tij qesharak po bën xhiron e mediave botërore. Jo pa ironi, gazetarë të ndryshëm sportivë amerikanë, por edhe më tej, e kanë hedhur këtë video në rrjetet soaciale, duke nënvizuar me ironi që Ndjock të mund të mësojë për të mos e hedhur topin në rrjetën e tij…
Hey @espn — maybe a nominee for “Not Top 10.” pic.twitter.com/DRpebereG0
— Ryan Shaver (@RShaverSports) July 21, 2016