Humbja në “Vicente Calderon” dhe eliminimi nga Liga e Kampioneve që në raundin çerekfinal ka zhgënjyer jo vetëm mjedisin katalanas, por të gjithë tifozët e Barcelonës, anembanë botës.
Analiza të ndryshme mbi shkaqet e një rënieje të tillë të skuadrës së Luis Enrique në ndeshjet e fundit po bëhen, ndërkohë që mbeten në lojë edhe dy trofe, për t’u fituar nga Barcelona: La Liga dhe Kupa e Mbretit.
Mes lojtarëve blaugrana, përjetimi ka qenë i ndryshëm për eliminimin nga Championsi. Kapiteni Andres Iniesta, një katalanas 24karatësh, ka shpërthyer në lotë mbas humbjes 20 në “Vicente Calderon”, mirëpo të tjerë nuk e dramatizojnë deri në këtë pikë. Kuptohet, janë “mall importi” dhe parësore kanë paratë që marrin. Sipas spanjolles “Marca”, Dani Alves ka hedhur në rrjetet sociale një video joserioze pas humbjes së Barcelonës.