Aplikacioni Snapchat mbase duket qesharak me filtrat apo animacionet që vendos sipër fotove tona, por teknologjia që e bën të mundur është fantastike. Origjina e kërij aplikacioni është nga Ukraina ku kompania Looksery krijoi versionin e parë. Snapchat e bleu këtë app për 150 milion dollarë dhe krijoi aplikacionin që ekziston sot. Teknologjia dhe algoritmet që bëjnë të mundur ndryshimin në kohë reale të imazhit, vendosjen e grafikëve dhe animacioneve është me të vërtetë mahnitëse. Për të kuptuar se si funksionon ky aplikacion në detaje ndiqni videon.