Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar si çdo javë takimin në vilën qeveritare me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Rama ka hyrë i pari në godinë, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar socialit Gramoz Ruçi, kreu i Kuvendit të Ekonomisë Erjon Braçe dhe ministri i ri i Financave Arben Ahmetaj.
Pas takimit pritet të mblidhet edhe byroja për masën disiplinore ndaj deputetëve demokratë që qëlluan me vezë dje në Parlament, Gent Strazimiri, Albina Deda dhe Bedri Hoxha.
Në këtë video, shihet edhe se si ruhet kryeministri Rama nga Garda e Republikës.