Ky është momenti kur shoferi i presidentit Obama e manovron makinën në Downin Street, pikërisht përpara kryeministrisë britanike.
Kur udhëton presidenti amerikan, Barack Obama, ai zakonisht preferon “Bishën”.Bëhet fjalë për limuzinën e blinduar të General Motors, e cila është e gjatë 5.5 metra dhe peshon 8 ton.
Ajo ka furnizim me oksigjen në rast të një sulmi kimik dhe nuk e ka problem nëse i çahen gomat.
Kujtojmë që Presidenti dhe Zonja e parë e SHBA-së ndodhet në një vizitë në Britaninë e Madhe.