Ligji i Dekriminalizimit arriti ta nxjerrë Elvis Rroshin nga Bashkia e Kavajës, por duket se nuk e ka ndaluar dot të udhëheqë garën elektorale në këtë qytetet.
Kronikat e televizionit lokal TV6 Kavaja, kanë publikuar pamjet ku shfaqen ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi dhe kryetari i PS-së së Kavajës, Dentian Daja duke udhëhequr fushatën për zgjedhjet lokale në këtë qytet.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, dy persona me precendetë kriminalë u arrestuan pak ditë më parë nga policia ndërsa udhëtonin me automjetin personal të kryetarit të PS-së së Kavajës, Gentian Daja.
Me shumë gjasa, kandidati socialist Dorian Murati është investim apo zgjatim i pushtetit të Elvis Rroshit në Kavajë.
Kronika e plotë e televizionit lokar TV6 Kavaja