Ky fëmijë në video është vetëm 5 vjeç, por me veprimin e tij në fushën e blertë ka provokuar të qeshura të krejt stadiumit. Gjithçka ndodhi për pak minuta në ndeshjen e luajtur mes Groningen dhe Vitesse, kur skuadrat ishin në dhomat e zhveshjes, në pushimin 15-minutësh.
Klubi organizator i “Eredivisie” ia dha mundësinë djaloshit të vogël të imitonte idhullin e vet, Cristiano Ronaldo, me mënyrën e festimit pas një goli. Ai bëri gjestet karakteristike të “CR7”, duke nxitur një reagim të madh të qeshurash te tifozët në stadium.