Disa video të reja të publikuara nga ministria e Mbrojtjes ruse, shfaqin momentet kur helikopterët rusë të tipit Mi28NE, gjuajnë veturat e xhihadistëve të ISIS në Siri.
Disa nga videot janë postuar nga Dmitry Rogozin, zëvendëskryeministër i Rusisë i ngarkuar me industrinë ushtarake.
Helikopterët Mi28NE përdorin raketa antitank të tipit Ataka që janë të komanduara dhe të projektuara të eliminojnë automjete të ndryshme të blinduara, siç janë veturat dhe kamionët e Shtetit Islamik.
Në njërën nga videot e postuara, shihen xhihadistët duke ikur nga veturat e tyre që ishin futur në rreth për tu qëlluar.