Një elefant i egërsuar në qytetin Siliguri në Indi ka shkatërruar plot 100 banesa dhe motoçikleta të parkuara në rrugë. Elefanti mësohet se kishte dalë nga një pyll dhe pasi kaloi një lum u gjend në rrugët e Siligurit. Banorëve iu deshën disa orë për të neutralizuar elefantin, i cili pas u përgjum nga policia, u nxorr me vinç nga qyteti.