Kozma Kola, 57 – vjeç, nga Roskoveci, mbajti për dy orë nën kërcënimin e një sëpate gruan dhe vajzën e mitur duke alarmuar fqinjët, të afërmit dhe Policinë e Shtetit.
Ishin fqinjët, ata që njoftuan uniformat blu të cilët nisën negociatat me kryefamiljarin Kozma Kola, që më pas e ka arrestuar.
Gjatë aksionit për neutralizimin e agresorit, një efektiv i policisë ka marrë dëmtime në njërin sy, pasi 57 – vjeçari goditi me sëpatë derën duke thyer xhamat.
Të afërmit treguan se familja Kola jetonte në varfëri të plotë dhe kjo ka çuar 57 – vjeçarin në depresion.
Kozma kola kishte kaluar në depresion prej dy muajsh pasi i ishte prerë energjia elektrike, për shkak të mospagimit të faturave.
Me ndërhyrjen e Bashkisë Roskovec, energjia ishte rilidhur, por gjendja mendore e 57 – vjeçarit mbeti e njëjtë, derisa kërcënoi jetën e familjarëve, çka çoi në arrestimin e tij./ Tv Klan