Kjo tortë u përgatit për gruan më të vjetër, të paktën për në Shqipëri.
Gjela Mhilli jeton në Tarazh të Mirditës. Gruaja që mbahet ende e fortë, mbushi 116 vjet.
Është hera e pare që ajo qëndron në shtrat për shkak të gripit. Hera e parë është edhe që ajo po përdor ilaçe.
Gjela ka 100 nipër e mbesa. Të gjithë e kanë takuar stërgjyshen e tyre dhe ajo i kujton shpesh. Djali i madh i gruas 116 – vjeçare nuk jeton më. Kurse i dyti është 76 – vjeç.
Gjela u pajis me kartën e identitetit në fillim viti, pasi për një moshë të tillë ajo përfiton një pension të veçantë prej 5 mijë lekësh. Në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, Gjela nuk u lejua të votoje.
Dhe jo vetëm kaq, por ajo nuk gëzon atributet si fenomen i rrallë për shkak të moshës së saj 116 – vjeçare.
Tv Klan