Teksa djali i tij po zgjohej pas një operacioni për transplantin e zemrës, Filip Sullivan vendosi ta filmonte përgjigjen emocionale të trupit të tij.
“Jam shumë i lumtur”, tha djali 15 vjeçar me emrin Trevor.
“Kam pritur kaq gjatë. Mund të marr frymë dhe të eci. Ndihem mrekullueshëm”, dëgjohet të thotë në video.
Trevori, nga Detroidi i Michiganit iu nënshtrua operacionit në 13 Nëntor të 2015 pasi mjekët konstatuan se kishte nevojë për transplant.