TIRANE- Kryeministri Edi Rama është qëlluar me vezë ndërsa opozita protestonte në parlament. Ka qenë një seancë e tensionuar kjo e sotmja. Opozita kërkoi të futej në rendin e ditës disa ndryshime në ligjin e dekriminalizimit, por mazhoranca e rrëzoi. Kjo ka mjaftuar që opozita të bllokojë seancën. Me një procedurë të pazakontë u votuan edhe dekretet e ministrave. Në minutat e fundit të seancës u qëllua me vezë Kryeministri Edi Rama nga deputetët e PD-së. Asnjë prej vezëve që u gjuajtën në drejtim të tij, nuk e kanë prekur. Shihni momentin