Televizioni shtetëror iranian, ka transmetuar videon në të cilin shihen se si janë kapur marinsat amerikanë, katër ditë më parë në ujërat iraniane
Në videon e transmetuar, shfaqen marinsat amerikanë të gjunjëzuar në anije duke qëndruar me duar prapa kokës.
Nëntë meshkuj dhe një femër ishin mbajtur në bazën iraniane në ishullin Farsi në Gjirin Persik, pasi anijet e tyre kishin pësuar prishje mekanike me ç’rast kishin hyrë në ujërat territoriale iraniane, ku edhe janë kapur nga anëtarët e Gardës Revolucionare.