Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Herolind Shala ka treguar se ka aftësi të mira edhe në parashikime.
Përpos që është një futbollist shumë i mirë, Shala ka parashikuar edhe fituesin e Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’.
Ende nuk ishin zhvilluar gjysmëfinalet, kur në klubin Sparta Pragë të gjithë lojtarët kanë dhënë preferencat e tyre rreth fituesit të Euro 2016.
Nga 23 lojtarët që kanë dhënë parashikimin e tyre, 10 prej tyre ishin se Franca do ta fitojë evropianin, shtatë të tjerë për Uellsin dhe pesë për Gjermaninë.
I vetmi që ka parashikuar Portugalinë si fituese ishte mesfushori nga Drenica, Herolind Shala.
Shala ndryshe njihet si një tifoz i madh i yllit portugez Cristiano Ronaldo.