Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Ja gjashtë shpikjet taktike që ndryshuan futbollin…

2016/04/15 at 9:05 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Video/ Ja gjashtë shpikjet taktike që ndryshuan futbollin…

1. Ndeshja e kombinimeve, 1870


Futbolli modern bazohet kryesisht te pasimi, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Ndeshjet e hershme të futbollit bazoheshin te driblimi. Lojtari, pasi vihej në zotërim të topit, nisej menjëherë përpara, teksa shokët e skuadrës e ndiqnin nga mbrapa, gati për të siguruar topin nëse do të dilte nga kontrolli i shokut. Në këtë aspekt, futbolli gjatë shekullit të 19­të ka qenë më shumë një sport i ngjashëm me regbinë se sa me futbollin modern: pasimi ishte një gjë e rrallë dhe konsiderohej si zgjidhja e fundit. Megjithatë, një stil i ri ishte në zhvillim e sipër. Skuadra e Queen Park ka dominuar futbollin skocez në vitet 1870­të, teksa të gjithë lojtarët e këtij ekipi kanë formuar kombëtaren skoceze që është ndeshur me Anglinë në 1872­in.

Një vizatim i ndeshjes mes Skocisë dh Anglisë në 1872­in. Takimi u mbyll 0­0, por stili i skocezëve ka befasuar Edhe pse lojtarët anglezë kanë qenë më të fortë, skocezët kanë luajtur si skuadër, duke sulmuar në dyshe dhe duke pasuar topin në vrap e sipër. Ky stil ka vënë në vështirësi lojtarët e Anglisë, që nuk ishin mësuar me një koncept të tillë – ideja e pasimit të topit te një shok i skuadrës, i cili ishte në një pozicion më të mirë nuk ishte marrë në konsideratë. Në mënyrë të pashmangshme kjo lojë kombinimesh ka nxjerrë në pah akoma më mirë talentin e lojtarëve dhe ka krijuar më shumë harmoni brenda ekipit. Për rrjedhojë, ideja është përhapur në gjithë Britaninë e Madhe dhe më pas në Europë.

F1

2. Skema WM, 1930

Ndërsa taktikat dhe modulet ndryshojnë shpesh, zhvillimet më të mëdha taktike janë bazuar më shumë te stili se sa te forma. Megjithatë, skema WM përbën një përjashtim. Sistemi “piramidë” – 2­3­5 në thelb – ka mbizotëruar deri në mesin e viteve 1920­të, kur ka ardhur një ndryshim domethënës për sa i takon pozicionit jashtë loje, duke konsideruar në pozicion të rregullt sulmuesit kur këta të fundit kishin përballë vetëm dy kundërshtarë para portës dhe jo tre. Skuadrat e fillimit të shekullit të 20­të e kuptuan shumë mirë vlerën e kurthit të pozicionit jashtë loje, por ky ndryshim e bëri më të vështirë dhe të rrezikshëm perfeksionimin e skemës.

Trajneri i Arsenal, Herbert Chapman, arriti në përfundimin se ishte e domosdoshme që të përshtatej me këtë rregull të ri. Chapman vendosi ta zhvendoste mesfushorin e qendrës, duke e pozicionuar mes dy mbrojtësve të krahut, duke formuar kështu një mbrojtje me tre lojtarë. Kjo lëvizje ndryshoi totalisht filozofinë e mbrojtjes dhe i dha një bazë më të fortë ekipit në përgjithësi. Për shkak se ky ndryshim krijoi një boshllëk në mesfushë, dy sulmues u tërhoqën mbrapa, duke lënë një qendërsulmues dhe dy sulmues krahu përpara. Kështu u krijuar ajo që më pas u njoh si skema WM. Tani skuadrat kishin një numër të mjaftueshëm lojtarësh në mbrojtje dhe kishin përforcuar gjithashtu edhe mesfushën. Skema “të gjithë në sulm” nuk ekzistonte më.

D2

3. Pozicionimi i Hungarisë, 1950

Fitorja e thellë 6-3 e Hungarisë kundër Anglisë në 1953-in është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit. Anglia ka marrë një leksion të vërtetë në aspektin taktik. Pika kyçe e paraqitjes së Hungarisë ka qenë e thjeshtë: ata kapën në befasi anglezët duke aktivizuar në pozicione të ndryshme disa lojtarë kyç. Edhe pse nuk ishte lojtari më i mirë, qendërsulmuesi Nandor Hidegkuti ka qenë katalizatori i paraqitjes së jashtëzakonshme të Hungarisë. Ai mbante fanellën me numrin 9 dhe për këtë arsye pritej që të luante si sulmues. Përkundrazi, ai u zhvendos mbrapa, duke u kthyer në rolin e një organizatori dhe për shkak se mbrojtja angleze u kap në befasi dhe nuk mund ta ndiqte nga mbrapa hungarezin, ai ka pasur hapësira të mëdha në dispozicion, duke furnizuar më pasime të shumta katër sulmuesit e tjerë.

Edhe në mbrojtje Hungaria bëri ndryshime. Jozsef Zakarias ishte një mesfushor, por u tërhoq mbrapa dhe luajti si mbrojtës qendre. Kjo lëvizje ka bërë që mbrojtësit e krahut të hapeshin më shumë dhe të mbulonin pozicionet që mbulojnë në ditët e sotme. Kjo ide është përhapur shumë shpejt dhe në të gjithë botën janë parë skema me katër mbrojtës. Por arritja e Hungarisë ka qenë akoma më e madhe se kaq, pasi ka perfeksionuar artin e krijimit të hapësirave për sulmuesin, në vend që ky i fundit të përballej direkt me kundërshtarin që e mbulonte.

F3

4. “Catenaccio”, 1960

“Catenaccio” – nga italishtja, shufër hekuri që shëben për të mbajutr mbyllur një derë me dy kanate – ka qenë një sistem mbrojtës që ka ndryshuar natyrën e mënyrës se si skuadrat mbroheshin dhe bazohej kryesisht te roli i mbrojtësit të lirë. Trajneri australian Karl Rappan ka qenë i pari që ka bërë eksperimente me mbrojtësin e lirë mbrapa linjës defensive, italiani Nereo Rocco e bëri të famshme këtë skemë në Itali me Trisetinën, duke e ndryshuar vazhdimisht modulin, por duke e mbajtur gjithmonë mbrojtësin e lirë. Një skemë e ngjashme është përdorur edhe nga trajneri i Inter Helenio Herrera. Në versionin e tij mbrojtësi i lirë pozicionohej mbrapa katër mbrojtësve, të cilët kishin detyra strikte markimi individual dhe që luanin një futboll shumë agresiv dhe fizik. Mbrojtësi i lirë qëndronte mbrapa si një lojtar rezervë.

Në mënyrë të pashmangshme, kjo do të thoshte se zikaltrit do të ishin në inferioritet numerik përpara dhe do të kishin vështirësi për të kontrolluar mesfushën. Herrera është ankuar se ekipet që kopjonin sistemin e tij zhvillonin një lojë më mbrojtëse nga sa duhej dhe përqendroheshin më shumë te lojtari shtesë në mbrojtje, duke hequr dorë nga avancimi i mbrojtësit të krahut, i cili bënte të mundur që sulmet të ishin më të shpejta dhe më efikase. Kështu, shumë skuadra ishin në superioritet numerik mbrapa dhe për këtë arsye u përqendruan më shumë te mos pësimi i golave.

F4

5. Futbolli Total, 1970

Ky është, ndoshta, sistemi më i adhuruar dhe novator në historinë e futbollit. ‘Futbolli Total’ i përdorur nga Rinus Michel me Ajax, Barcelona dhe Holandën ka nxjerrë në pah limitet e markimit individual.  Te skuadrat e Michel, lojtarët nuk kishin një pozicion fiks, ndryshonin vazhdimisht për të befasuar rivalët dhe për t’i detyruar që të braktisnin pozicionet e tyre fillestare. Futbollistët duhej të ishin të aftë të luanin në mbrojtje, mesfushë dhe sulm, duke krijuar një skuadër universale: Holanda e niste mbrojtjen nga sulmi, dhe sulmin nga mbrojtja. Megjithëse në fillim mendohej se lojtarët ishin të lirë të lëviznin si të donin, në të vërtetë bëhej fjalë për një sistem të organizuar.

Lojtarët, në përgjithësi, merrnin vendin e njëri-tjetrit në vija vertikale – mbrojtësi i djathtë që dilte në sulm, zëvendësohej nga mesfushori i djathtë. Johan Cruyff ka qenë imazhi i këtij stili loje: teorikisht ai ishte një qendërsulmues, por ndryshonte vazhdimisht pozicion gjatë ndeshjes. Shokët e tij të skuadrës përfitonin nga zhvendosjet e tij për të depërtuar në hapësirat e krijuara nga këto lëvizje. Ky ishte çelësi i sistemit – gjithmonë në kërkim të hapësirave.

F5

6. Tiki-taka, 2010

Të gjitha këto risi taktike kanë ndikuar te futbolli modern i Barcelona-s dhe Spanjës, por mes 2008-ës dhe 2012-ës, ata i dhanë më shumë rëndësi kontrollit të topit, si asnjë skuadër tjetër në histori. Gjithmonë të vendosur për të dominuar në mesfushë, duke pozicionuar në atë zonë sa më shumë lojtarë të ishte e mundur, Barça synonte të ruante zotërimin e topit. Kundërsulmet ishin një gjë e rrallë. Madje, në disa raste, ata hiqnin dorë nga shfrytëzimi i hapësirave të krijuara në krahë dhe zgjidhnin të mbanin zotërimin e topit në zona qendrore.

Ndryshe nga Barcelona, që ishte një ekip sulmues, Spanja e përdorte zotërimin e topit kryesisht si një taktikë mbrojtëse. Ata fituan Kupën e Botës në 2010-ën duke shënuar vetëm tetë gola në shtatë ndeshje (një nga këta në kohën shtesë të finales), por kanë qenë në gjendje ta ruanin të paprekur portën e tyre në të katër ndeshjet me eliminim direkt. Shumë shpejt, çdo ekip në Europë u përqendruar te zotërimi i topit.

F6



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Po të shikoni këtë video do ndiheni më pak të stresuar

Ankoheni shpesh?! Ja si e shpjegon shkenca këtë fakt

Masakra e Xhuvanit/ Ja pesë dëshmitë që rrëzojnë pretendimet e babait të Demiraj

Masakra e Xhuvanit/ Ja pesë dëshmitë që rrëzojnë pretendimet e babait të Demiraj

Video/ Ja “komplotistët” dhe katër teoritë konspirative për “penalltinë” e Barçës

Video/ Ja "komplotistët" dhe katër teoritë konspirative për "penalltinë" e Barçës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com