Sali Berisha dhe Ilir Meta bien dakort për miratimin e ligjit të ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Për Berishën, opozita nuk e mbështet variantin e miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ligji duhet të jetë brenda rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
“Rezervat e mia për këto dy çështje ja kam shprehur direkt Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara. Por rikthimi i vërejtjeve të Venecias e bën pasqyrimin apo ndërtimin e kësaj Byroje duke konsideruar të dy këto vërejtje”, tha Berisha në një intervistë për “Ora News”.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta thekson se, e rëndësishme është të respektohet Kushtetuta.
“Nuk kam hyrë asnjëherë në brendinë e këtij projekti, e kam theksuar që për ne është e rëndësishme të ngrihet dhe të jetë efikase. Nuk është shumë e rëndësishme sesi ngrihet dhe ku ngrihet. Për ne ka rëndësi të respektohen parimet e Kushtetutës dhe të jetë efikase, kjo është mjaft e rëndësishme .Dhe ajo që është po kaq e rëndësishme është që ky është varianti më i fundit për të cilin Partia Demokratike ka rënë dakord edhe me përfaqësuesit e OBDATit, mua ma ka konfirmuar Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri dhe tani i takon parlamentit dhe Komisionit për reformën në drejtësi që të shprehen edhe për këtë çështje dhe ta miratojmë sa më shpejt në Kuvend”, tha Meta.
https://www.youtube.com/watch?v=v1DW5mtr_Ak
https://www.youtube.com/watch?v=w9XvRjZ9ngo