Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i ftuar në Opinion për të folur në lidhje me gjendjen e krimit në vend.
Mes të tjerash, intervista është ndalur edhe në çështjen e “Escobarit të Ballkanit”, Klement Balili.
Ministri Tahiri është pyetur në lidhje me personazhet e rëndësishme të politikës shqiptare që shfaqen në prani të tij, por sipas shumë gjasave ata nuk e dinin se ai ishte me precedent penal.
Në vazhdën e këtij debati, ministri theksoi se në lidhje me personat që marrin detyra publike dhe poste publike në Shqipëri, është një debat që ka marrë zgjidhje me miratimin e ligjit për verifikimin, pastërtisë, integritetit të figurës së zyrtarit publik ose i njohur për publikun si ligji i dekriminalizimit.
“Ai ligj përcakton ato standarde, nëpërmjet të cilit, flirtohen të gjithë ata që kanë marrë një detyrë apo pritet të marrin një detyrë, dhe nëpërmjet këtij ligji nuk lejohen të rrinë në detyrë ata persona që kanë probleme me integritetin e figurës së tyre”, tha Tahiri.