“Jemi hakmarrë në emër të profetit Muhamed”- Kështu patën thirrur terroristët që sulmuan Charlie Hebdo teksa qëllonin një polic.
Ky moment është shfaqur në një video të publikuar nga Daily Mail dhe Mirror ku dëshmohen me zë e figurë sulmet terroriste në redaksinë e revistës satirike Charlie Hebdo.
Në video dëgjohet terroristi Amedy Coulibaly, teksa bisedon me një peng dy orë para se të vdiste.
“Unë kam lindur në Francë. Nëse ata nuk do të kishin sulmuar myslimanët jashtë vendit, kjo nuk do të kishte ndodhur, do të ketë shumë më shumë si puna ime që do të vijnë këtu”, dëgjohet të thotë terroristi në këtë VIDEO