Këngëtari nga Bjellorusia, Ivan, do të performojë në ‘Eurovision 2016’ lakuriq dhe i rrethuar nga ujqit.
Shumë besuan se ai po tallej kur bëri me dije një imazh të tillë.
Mirëpo, pamjet e siguruara nga provat dhe të publikuara nga ‘LifeNews’, tregojnë se kjo koreografi e çuditshme, në fakt, është e vërtetë dhe do të realizohet.
Ndërsa, pamjet shfaqin një ujk duke kafshuar trupin e këngëtarit disa herë, kështu që kjo paraqitje në Eurovision pritet të jetë me të vërtetë drithëruese.
Megjithatë, Ivan mund të detyrohet që të ndryshojë këtë paraqitje, për shkak se Eurovisioni nuk i lejon kafshët në skenë.