Shqiptarët janë shpesh në qendër të kronikave të zeza në Italinë fqinje. Por këtë herë në fakt ka qenë e kundërta. Ka qenë një grua shqiptare e cila punonte në një dyqan në Milano e cila është grabitur me një armë lodër në duar nga një Italian 26 vjeç. Grabitja u ndalua menjëherë nga ndërhyrja e policisë milaneze.
Të enjten e 2 marsit, një italian tentoi të vidhte një dyqan orësh në rrugën Marco D’Agrate
Burri theu derën e dyqanit dhe kërcënoi shitëse një shqiptare 36 vjeçare me një pistoletë e cila më pas rezultoi të ishte lodër.
Viktima edhe pse në fillim u frikësua, me një kthjelltësi të admirueshme, ka mundur të bllokojë portat e daljes dhe u fsheh pas xhamit të vitrinës për të njoftuar më pas policinë
Agjentët e Komisariatit të Mecenate arritën menjëherë në pak minuta dhe mund të arrestonin grabitësin i cili u zu në kurth.