Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Italisë u shoqërua me momente paniku, teksa një prej deputetëve nuk është ndjerë mirë, e për pasojë i ra të fikët. Gjatë debatit për një projektligj, për të cilin Partia Demokratike nuk ishte dakord, deputetit Angelo Bonelli, i ra papritur të fikët.
Ndërhyrja ishte e menjëhershme e mjekëve dhe asistentëve të cilët e nxorën nga dhoma dhe e shoqëruan në infermieri për kontrollet e para. Kur rinisi seanca, Matteo Richetti i uroi shërim.
“Dëshiroj t’i drejtoj urimet e mia më të sinqerta për një shërim të shpejtë kolegut tim Angelo Bonelli. E presim sa më shpejt në sallë”, tha Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.
“I dashur Angelo Bonelli, shërohu shpejt! Të presim – shkruan në Tëitter Chiara Braga, kryetarja e grupit PD në Dhomën e Deputetëve.