Një nga momentet më të rëndësishme të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ardhja në Tiranë në vitin 1991 të Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker. Ylli Bufi, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë ka rrëfyer në Opinion të gjitha përgatitjet dhe vështirësitë që kishte në atë kohë një vizitë e tillë, ku padyshim masat e sigurisë ishin shumë të larta…