Ina Zhupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike, tha në Opinion se Mario Casamonti, arkitekti i cili do të merret më projektin e stadiumit Arena e Kombëtarës, përpos akuzave për korrupsion është edhe njeri i afërt me Alban Eftimi, njeriun pranë Ramës, që ka punuar si drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, gjatë kohës që Rama ishte kryetar Bashkie. Sipas Zhupas, Casamonti, është angazhuar edhe në projketin për sheshin qëndror të Durrësit, nga bashkiaku Vangjush Dako.