Shpëtim Idrizi, ndan mendimin se kjo do të mbetet një nga më të bukurat përsa i përket përfaqësimit mbarë kombëtar që ka. Përsa i përket lojtarëve që u lanë jashtë 23 lojtarëve që u morën në Francë, Idrizi mendon se Xhimshiti dhe Rashica duhet të ishin në këtë formacion. “Xhimshiti dhe Rashica duhet të ishin në këtë formacion. Rashica është virtuoz dhe mund ta ndryshojë lojën nga momenti në moment. Ne praktikisht mbrojtjen dhe mesfushën e kemi pasur më të mirën. Ndërkohë që sot kemi probleme. Agolli është i lodhur pas një sezoni të gjatë. Cana është në fund të karrierës. Mavraj për shkak të dëmtimit nuk është në formë. Hysaj është mbrojtës që sulmon. Shqiëria nuk e favorizon. Xhimishiti duke qenë i gjatë mund ta ndihmonte në lojën në ajër”