Çiklisti britanik Chris Froome ka bërë një “çmenduri” në garën e radhës në Tour de France.
Kampioni në fuqi i garës më të rëndësishme në çiklizëm ka filluar të vrapojë në kilometrat e fundit pas problemeve me biçikletën e tij ku është përplasur me Mollema dhe Porte.
Pas këtij momenti Froome nuk ka ndalur vrullin e tij teksa ka filluar të vrapojë drejt finishit.
E ndërsa ka filluar të vrapojë atij i është sjellë një biçikletë.
Prishja e biçikletës i ka shkaktuar Froome humbjen e rreth 1 minutë e gjysmë kohë nga Bauke Mollema, por vrapimi në këmbë me siguri i ka bërë që kjo kohë të mos ishte më e madhe.