Një tjetër hap drejt teknologjisë së së ardhmes vjen nga Kina. Kompania Unitree Robotics ka prezantuar robotin e saj më të ri humanoid, të quajtur R1, një makineri që, me çmimin fillestar prej 5 mijë e 56 euro, duket se synon ta bëjë teknologjinë robotike më të përballueshme.
Me lartësi 121 centimetra dhe peshë 25 kilogramë, R1 prezantohet me moton “i lindur për sport”. Në pamjet promovuese, roboti shfaqet duke ecur me duar, duke goditur me grushte, duke u shtrirë dhe duke u ngritur sërish në këmbë lëvizje që tregojnë një shkallë të avancuar të lëvizshmërisë dhe koordinimit.
Megjithatë, përtej këtyre demonstrimeve vizuale, kompania nuk ka dhënë shumë informacione të tjera teknike apo funksionale për robotin.
Në të njëjtën kohë, edhe gjiganti amerikan Tesla vazhdon të punojë mbi projektin e tij të ngjashëm robotin humanoid Optimus, i cili ende nuk ka hyrë në prodhim apo në treg.