Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, janë të shumtë ata që kanë filluar të punojnë në videokonferencë nga banesa e tyre.
Jo rrallë kamerat mbyllen dhe mbledhja e radhës thjesht dëgjohet, diçka që të lejon një relaks më të madh, dhe mundësinë për mos t’u veshur në mënyrë zyrtare.
Por disa ekzagjerojnë, si një këshilltari bashkiak rumun që ka bërë një gafë që në pak orë është shndërruar në virale, madje ka shënuar fundin e eksperiencës së tij politike.
Janë kamerat e bashkisë së Bukureshtit që kanë transmetuar live pamjet teksa merrte pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak nga dushi.