Në Shqipëri të luash normalisht futboll duket herë-herë mision i pamundur, sidomos në ligat inferiore.
Tri ndeshje të Kategorisë së Parë, ekuivalente me ligën e dytë për nga rëndësia të futbollit shqiptar, u shoqëruan me probleme të rënda të dhunës në fushë, në ditën e djeshme.
Në Memaliaj, në ndeshjen Memaliaj-Tepelena, lojtarët vendas sulmuan fizikisht gjyqtarin Shoshaj, ndërsa në fushë u futën edhe tifozët. Pas dhunës, ndeshja u ndërpre, ndërsa Memaliaj kryesonte 1-0.
Në Ersekë, në takimin Gramozi-Domosdova, siç shikohet në videon e postuar nga Opinion.al, lojtarët vendas dhunuan me grushte dhe shkelma portierin kundërshtar.
Në momentin e ngjarjes Domosdova kryesonte 1-2,
Incidente u regjistruan edhe në ndeshjen ku Skrapari fitoi 4-3 përballë vlonjatëve të Orikut.