A financohet politika nga paratë e drogës? Kjo ka qenë tema e mbrëmjes në emisionin Opinion në TV Klan.
Në vazhdën e këtij debati, gazetari Artan Hoxha tha se Klement Balili nuk është një personazh i panjohur edhe për autoritetet e zbatimit të ligjit, por sigurisht, ai nuk është një nga ata që mund të quhet elita e krimit në Shqipëri.