Si çdo të hënë në emisionn “Stop” u shfaq “Hitparade i absurdit” shqiptar. Në kolazhin e përgatitur u shfaqën disa çudira nga Shqipëria.
Ka punime në rrugë, dhe disa tabela të drejtojnë në mënyrë të detyrushme të ecësh pikërisht aty, ku rruga është e bllokuar e po bëhen punime.
Në një kopsht në Yzberisht janë mbushur me ujë koshat e mbeturinave në mungesë të ujit të rrjedhshëm…dhe të kovave. Kopshti është katandisur në një gërmadhë, ku veç të tjerash mungon edhe uji.
Ndërsa në një tjetër rast shfaqet një 9-vjeçar, i cili është ende në klasë të dytë, pasi kishte ngelur dy vjet.
Shatërvani që ndodhet pas TKOB është kthyer në një kënetë e vend grumbullimi për plehra, por duhet se vetëm bashkia, nuk e ka vënë re, edhe pse i ka zyrat pak metra më tutje.
Një sanitare në shkollën e mesme “Themistokli Gërmenji” i hedh mbeturinat nga dritarja e katit të tretë, duke tentuar të bëjë kosh.
Janë këto disa nga episodet e transmetuara dhe komentuara në emisionin “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit”./tvklan.al