Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Historia që po bën xhiron e rrjetit. Mësuesit nga Skrapari ndërtojnë shkollën për nxënësit e tyre

2018/09/07 at 10:41 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Historia që po bën xhiron e rrjetit. Mësuesit nga Skrapari ndërtojnë shkollën për nxënësit e tyre

Dy mësues në fshatin Vëndreshë Mal në Skrapar i kaluan pushime e verës duke u ndërtuar nxënësve të tyre një shkollë të re. Prej vitesh mësimi në fshat mbahej në një shtëpi me qira, por mungesa e izolimit nga kushtet atmosferike ekspozonte shpesh nxënësit ndaj shiut dhe dëborës.


Pasi kontribuan një pjesë të parave të tyre dhe ia dolën të bëjnë bashkë shumë dhurues të tjerë përmes një fushate në internet, mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho grumbulluan gjithsej rreth 10.000 dollarë.

Ata tani shprehen optimistë se godina e re do t’i lejojë nxënësit të përqendrohen më shumë në mësime dhe ta frekuentojnë shkollën më shpesh.

“Ndihem shumë i lumtur dhe i gëzuar që ia dolëm mbanë për ndërtimin e kësaj shkolle,”, tha për BIRN, Borsion Spaho, mësuesi i fillores në atë zonë.

“Kjo do të ndikojë shumë pozitivisht që nxënësit të kenë dëshirë më të madhe për arsimim dhe për të mësuar më shumë,” shtoi ai, ndërsa tha se nuk do t’ia kishin dalë pa mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj që dhanë kontributin e tyre.

Shkolla e sapondërtuar do të ketë një klasë, tualetin dhe një korridor për pesë nxënësit e saj. Ndonëse në nivele të ndryshme mësimore, nxënësit studiojnë të gjithë në një klasë, ndërsa kryejnë detyra të posaçme të ngarkuara nga Spaho si i vetmi mësues.

Ish-komuna e qarkut Berat, Vëndreshi është tani pjesë e bashkisë Skrapar dhe përbëhet nga dhjetë fshatra të vegjël, mes tyre Vëndreshi i Vogël, i Madh dhe i Malit. Në një largësi rreth 200 kilometra nga Tirana, infrastruktura e dobët në zonë ia shton sfidat e lëvizjes, por edhe ato të shkollimit komunitetit prej afërsisht 900 banorësh sipas censusit 2011.

Mësuesi i letërsisë, Donald Dervishi, i cili njëkohësisht shërben si drejtor i pesë shkollave të zonës është gjithashtu mjaft entuziast për nismën e tyre.

“[Nxënësit] nuk do të kenë mundësinë që të mendojnë për shiun që futet brenda në klasë, …për erën e ftohtë, për borën,” tha Dervishi.

“Këta fëmijë që sot do të ulen në një shkollë të re, do të kenë nxitjen që nesër-pasnesër vetë të bëhen kontribues në këtë fshat,” përfundoi ai./Birn

Etiketa: mesuesndertojneshkolleSkrapar


Ju sugjerojmë

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
Kryesore

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

22 Shtator, 2025 1:12 pm
Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
Aktualitet

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

22 Shtator, 2025 1:07 pm
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Ermal Dredha dha dorëheqjen, ja kush do e drejtojë bashkinë e Vlorës

22 Shtator, 2025 11:26 am
PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje
Kryesore

PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje

22 Shtator, 2025 10:56 am
Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sot dëshmon diplomati britanik
Kryesore

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sot dëshmon diplomati britanik

22 Shtator, 2025 10:23 am
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027

22 Shtator, 2025 10:01 am
Fjalimi i Diellës në një forum ndërkombëtar: Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë
Bota

Fjalimi i Diellës në një forum ndërkombëtar: Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë

22 Shtator, 2025 9:18 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, java nis me kthjellime

22 Shtator, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 22 shtator 2025

22 Shtator, 2025 7:59 am
GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Para
Foto/ Aksident, trajleri me rrota përpjetë, shpëton shoferi

Foto/ Aksident, trajleri me rrota përpjetë, shpëton shoferi

Nga spitali në burg, çfarë zbuloi policia në banesën e 30 vjeçarit që u plagos mëngjesin e sotëm?

I rrëmbejnë vajzën me armë, dhe i kërcënojnë për të tërhequr denoncimin. Arrestohen 3 persona

HISTORIA/ “Shefi më ngacmoi dhe bëra seks me të, por …”

Femrat humbasin dëshirën me kalimin e viteve, ja pse ndodh
















TE FUNDIT

Trump deklaron se ka “gjetur zgjidhje” për autizmin

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
22 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një njoftim që ai e konsideron “një nga më të mëdhenjtë mjekësorë në historinë...

Lexo më shumë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
22 Shtator, 2025

Një 37-vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës. Policia njofton...

Lexo më shumë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
22 Shtator, 2025

Një i ri 24-vjeçar është arrestuar në Fier, me akuzën pornografi me të mitur. Në pranga ra I. M., 24...

Lexo më shumë

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
22 Shtator, 2025

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare aktori i shquar Enver Petrovci. Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com