Aeroporti i Brukselit është rihapur për tre fluturime simbolike, në kushte tepër të rrepta sigurie, 12 ditë pas sulmeve terroriste që mbeten të vrarë 16 persona.
Mësohet se fluturimet do të kryhen drejt vendeve europiane.
Fluturimi i parë, i planifikuar është ai i orës 13.40 i kompanisë “Brussels Airlines” që ka si destinacion Portugalinë dhe më pas do të vijonë udhëtimet për në Athinë dhe në Torino.