Emisioni Opinion, ka publikuar sot një videokolazh të Kryeministrit Edi Rama, që nga fillimet e tij në politikë si Ministër Kulture e më pas, Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Një seri materialesh, për të cilat në fakt Kryeministri nuk duhet të jetë shumë krenar, teksa shihet në momente nervozizmi duke i rënë me grushta podiumit, kur i bërtet vartësve apo përdor fjalor të shfrenuar në konferencat e shtypit.