Një video tronditëse është publikuar në mediat sociale duke shkaktuar në publik reagime të ashpra.
Videoja e filmuar në qytetin Vladivostok tregon se si një grua shtatzënë kapet me forcë dhe hidhet nga autobuzi në trotuar.
Mamaja shtatzënë u nxorr me dhunë nga autobusi i Rusisë pasi fëmijët e saj po bënin shumë zhurmë dhe po shqetësonin pasagjerët.
Mamaja e paidentifikuar e veshur me një pallto të zezë, ishte në gjumë kur tre fëmijët e saj bezdisën njerëzit e tjerë në autobus.
Një mama tjetër e zgjoi atë duke i thënë “të mblidhte” fëmijët e saj përpara se ato të ziheshin duke shkaktuar një kaos të vërtetë.
Në fund të klipit teksa fëmijët e shohin të terrorizuar, mamaja e tyre shtyhet me dhunë nga disa burra në trotuarin me akull të rajonit Primorsky Krai të Rusisë.
Video është marrë në shqyrtim në hetimet e policisë.
https://youtu.be/4k_TYA9Am6U