Ndërsa viti 1984 duket sikur është një periudhë me të vërtetë e largët, shumë sipërfaqe toke kanë ndryshuar në mënyrë dramatike prej asaj kohe.
Sot, Google ka bërë përditësimin më të madh të ndryshimeve mbi sipërfaqen e tokës, duke shfaqur si ka qenë ajo në vitin 1984 dhe si ka ndryshuar deri në vitin 2016.
Një tjetër dukuri që ky opsion vë në dukje është shkrija e akujve në Alaskë, ku sipërfaqja e mbuluar nga dëbora është reduktuar dukshëm.
Për t’i parë të gjitha këto ndryshime mjafton të klikoni këtu.