Opozita ka nisur protestën para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar sërish dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Protestuesit, ndryshe nga herët e tjera, kanë sjellë goma të vjetra para godinës së bashkisë, duke i vendosur ato sipër njëra-tjetrës.
Nuk dihet se cili është plani i protestuesve të cilët prej javësh mblidhen çdo të martë para bashkisë për të kërkuar largimin e kryebashkiakut.