Drejtuesit e klubit të Kamzës do të dalin sot përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas dhunës së ushtruar ndaj arbitrit në ndeshjen e ditës së dielë kundër Laçit. Prokuroria e Tiranës ende nuk i ka marrë provat filmike, edhe pse ato janë shfaqur gjerësisht në media dhe në rrjetet sociale.
Ndërkohë, drejtori sportiv i Kamës, Andi Matraxhiu, i cili nuk është përfshirë në goditjen e arbitrit, është arrestuar për të njëjtën vepër penale si personat e tjerë që e dhunuan atë.
Duket se veprimeve të policisë, i shtohet edhe presioni i komunitetit sportiv që mjaftohet me faktin se faji është i Kamzës dhe drejtuesve të ekipit.
Gjyqtari i dhunuar Eldorjan Hamiti pësoi fraktura në trup dhe në kokë nga goditjet e tifozëve dhe drejtuesve të tjerë të ekipit të Kamzës, pasi akordoi një penallti në sekondat e fundit të ndeshjes./Opinion.al