Një efektiv i policisë rrugore u sulmua nga dy të rinj natën e së shtunës në ishBllok.
Polici ishte duke debatuar për një kundravajtje, pranë Librit Universitar në Tiranë, përballë Kolonave kur u godit me grushta. Në videon më poshtë dallohet si ikën kapelja e policit nëpër rrugë, nga goditja e të rinjve
Polici në fillim iku me vrap, por u kthye pas disa sekondave, kur pa të afrohej patrulla. Kur ka parë makinën e Shqiponjave që afroheshin, agresori është larguar me vrap, i ndjekur nga polici i rrugores, që përpiqej ta kapte nëpër rrugët e ish Bllokut.
http://www.dailymotion.com/video/x3xivqe_dy-te-rinj-godasin-policin-ne-ish-bllok_news