Trajnerët e mundjes së Mongolisë bënë dy ditë më parë një protestë të veçantë në ditën e fundit të Lojërave Olimpike “Rio 2016”. Gjatë një gare të mundësit nga Mongolia, Ganzorigin Mandakhnaran, sfidë që ishte e vlefshme për medaljen e bronzit, gjyqtaria vendos ta penalizojë dhe t’i japë një pikë rivalit nga Uzbekistani, Ikstiyor Navruzov. Ky vendim ka sjellë zemërimin e trajnerëve të kombëtares mongole, që deri në ato momente po festonin medaljen e bronzit. Pasi gjyqtaria ka vendosur të ndryshojë rezultatin, trajnerët janë ngjitur në tapet dhe janë zhveshur, në shenjë proteste.