Bota e futbollit është tronditur nga vdekja e arbitrit, Viktor Hugo Hurtado, i cili u nda nga jeta pas dy sulmeve kardiake në zemër.
31-vjeçari po drejtonte ndeshjen mes Always Ready– Oriente Petrolero, e vlefshme për kampionatin bolivian, kur në minutën e 47-të ra në tokë pa ndjenja. Edhe pse mori ndihmën e parë nga mjekët, arbitri nuk mundi të mbijetojë.
Dyshohet se një nga shkaqet e vdekjes së arbitrit Hurtado ishte sasia e pakët e ajrit pasi ndeshja u luajt në stadiumin “Muncipal” në El Alto, i cili ndodhet rreth 3900 metra mbi nivelin e detit./Opinion.al