Përgatitjet për takimin me Kroacinë po vijnë drejt fundit dhe kombëtarja është thuajse gati për të zbritur në stadiumin e Hamburgut.
Kuqezinjtë e Sylvinhos do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në mënyrë që të arrijnë të jenë ende në garë për një vend në fazën me kualifikim direkt.
Ndërkohë që pritet të fillojë ndeshja, janë zbuluar pamjet nga dhomat e zhveshjes së ekipeve dhe lojtarët e kombëtares do të mbajnë veshur sot fanellat me ngjyrë të zezë.