Boksieri shqiptar Gjetan Keta ka zhgënjyer në përballjen e sotme ndaj gjermanit Vinsent Fajgenbuts për titullin e lirë IBF Inter-Kontinental në peshat e mesme. Ai u mposht me “knockout” në raundin e dytë, teksa goditjet e forta të kundërshtarit e rrëzuan në tokë të tronditur. Humbja e Ketës ishte e papritur pasi në raundin e parë ai u tregua superior ndaj Fajgenbutsit.
Në karrierën e tij, Keta ka zhvilluar 25 ndeshje, dhe kjo ishte humbja e 4-t për të, e 3-ta me “knockout”, ndërkohë që 21 ndeshjet e tjera i ka të fituara, 17 prej të cilave me “knockout”. Ai mban nënshtetësi gjermane dhe garon për Gjermaninë, duke bërë që në fillim të ndeshjes të mos luhej himni shqiptar. Megjithatë, Keta e tregon prejardhjen e tij me këngën që del në ring, e cila është vija melodike e filmit “Skënderbeu”.
https://youtu.be/R2LghaOYX6A
Sa i përket kundërshtarit Fajgenbuts, ai ka zhvilluar 27 ndeshje në karrierë dhe kjo ishte fitorja e 25-të për të, e 23-ta me “knockout”. Ai numëron vetëm 2 humbje, të dyja me “knockout”./panoramasport