Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka humbur ndjenjat gjatë protestës në zonën e “Pallatit me shigjeta”.
Mësohet se ai nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë pa ndjenja, ndërsa i është dhënë menjëherë ndihma e parë.
Sipas deputetit të PD-së, Klevis Balliu mësohet se Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat pas përplasjes me policinë.
Aktualisht Balliu thotë se Gjekmarkaj i është drejtuar spitalit.