Panik në një ndeshje tenisi për kategorinë junior në “Challenger ATP” në Furth të Gjermanisë, pasi gjatë ndeshjes mes gjermanit Julian Reister dhe brazilianit Caio Zampieri një gjarpër ka hyrë në fushë. Dy tenistët kanë shtangur dhe kanë mbetur pa lëvizur në fushë, kur publiku ka bërtitur me të mëdha dhe paralajmëruar për rrezikun që u kanosej gjatë kohës që luanin. “Isha duke bërë shërbimin kur pashë që publiku bërtiste dhe më thoshte “ndal, ndal” dhe nuk kuptoja çfarë po ndodhte. Ktheva kokën pas dhe pashë gjarprin. E humba ndeshjen për fajtin e tij”, tha tenisti Brazilian Zampieri, që humbi 2-0 (7-6, 6-4) duelin me rivalin e ri gjerman. Pas ndërhyrjes së personave të specializuar u bë i mundur largimi i gjarprit dhe rinisja e ndeshjes së tenisit.