Deputetët e PD janë mbledhur në një darkë festive për festat e fundvitit. Gjatë kësaj darke, ligjvënësit demokratë, që tashmë e kanë harruar kohën e përçarjes, janë argëtuar me njëri-tjetrin duke kërcyer.
Në një video që po qarkullon në media, shihen deputetët duke kërcyer, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e dedikuar për kryetarin e PD, Sali Berisha.
Nën tingujt e kësaj kënge ka kërcyer kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi si dhe Agron Gjekmarkaj, i cili siç duket, është shëruar plotësisht nga dhuna barbare që sipas tij, ushtroi policia gjatë protestës.
Po ashtu, “joshjes” së këtyre tingujve nuk u kanë rezistuar as deputetët të tjerë të PD, të cilët janë ngritur në këmbë për të “respektuar” këngën që i kushtohet liderit historik dhe kryetarit të PD, Sali Berisha.