Tema e bisedës së mbrëmjes në Opinion është videopërgjimi ku u përfshi kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, i cili kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
Gazetari Flamur Vezaj që mbulon Prokurorinë në ABC Neës ka dhënë detaje të hollësishme mbi hetimet që po bën organi i akuzës ndaj Xhelili dhe se si Anisa. A ra në kontakt me kryetarin e Bashkisë Dibër.
“Gjithçka ka nisur në fund të muajit prill. Ajo ka arritur të kontaktojë me Xhelilin nëpërmjet bashkëshortes së tij. Në fund të muajit prill ka kërkuar rritje të rrogës. Kontratën e punës e ka firmosur para dy muajev. Pasi ka filluar puna thotë se është ngacmuar nga kryetari. Më pas kanë filluar filmimet. Fillimisht me celulal nga vajza dhe më pas me mjete të tjera në bashkëpunim me Ora News…Gjithashtu vajza ka vendosur në dispozicion të Prokurorisë edhe mesazhet që ka shkëmbyer me Xhelilin”