Gazetari Spartak Koka ka dhënë të tjera detaje lidhur me kërcënimin e kandidatit për rektor Mynyr Koni. Sipas Kokës, Koni nuk ka pranuar të shprehet pa u arrestuar Shullazi. Edhe pse është tentuar nga policia, ai kishte mbyllur grilat e dritareve dhe nuk përgjigjej. Ai ka deponuar në polici vetëm pasi Shullazi është vendosur në pranga.