A financohet politika nga paratë e drogës? Kjo ka qenë tema e mbrëmjes në emisionin Opinion në TV Klan.
Në vazhdën e këtij debati, gazetari Artan Hoxha tha se Klement Balili nuk është një personazh i panjohur edhe për autoritetet e zbatimit të ligjit, por sigurisht, ai nuk është një nga ata që mund të quhet elita e krimit në Shqipëri.
Hoxha theksoi se Klement Balili fillimisht ka qenë drejtor i patentave dhe më pas ka kaluar si drejtor i transporteve.
“Ai vjen nga një fjamilje me autoritet në Delvinë, madje i vëllai i tij ka fituar bindshëm atje”.
Hoxha vuri në dukje se përfshirja e amerikanëve në hetim, vjen pas nuhatjes se tyre se një sasi e madhe kokaine nga Amerika Latine në drejtim të Bashkimit Europian…