Shpërthimi i koronavirusit jashtë Kinës dhe rritja e rasteve të konfirmuara në Europë ka sjellë gjithashtu se përhapjen e fushatave të informimit për tu mbrojtur nga përhapja e tij.
Një nga faktorët kryesorë në përhapjen e virusit COVID-19, janë duart dhe shumë vende kanë bërë thirrje që njerëzit duhet të evitojnë sa më shumë shtrëngimin e duarve me njëri tjetrin në mënyrë që të ulin rrezikun e transmetimit.
Një shembull i kësaj situate është gjatë takimit të ministrit të Brendshëm gjerman Horst Seehofer dhe kancelares Angela Merkel. Teksa kjo e fundit hyn në sallën e takimit i zgjat dorën ministrit i cili në fillim e sheh dhe më pas i bën me shenjë se nuk do t’ja shtrëngojë.
Kjo është pasuar me të qeshura në sallë ndërsa kancelarja ngre gjithashtu duart lartë përpara se të ulet në karriken e saj.
Numri i rasteve të konfirmuara në Gjermani ka arritur në mbi 150, konfirmoi Instituti “Robert “Koch” për kontrollin e sëmundjeve. Më shumë se gjysma e këtyre rasteve janë në landin “Nordrhein-Ëestfalen, ku disa shkolla dhe çerdhe janë mbyllur që prej të hënës në përpjekje për të parandaluar përhapjen masive. /Opinion.al